Moderatorja shqiptare Lei Kraja e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel  ka rrëfyer se cila ishte dhurata më e shtrenjtë që kishte marrë.

Ndërsa u pyet nga moderatoret e emisionit nëse i kishin bërë një dhuratë si ajo Ronaldo partneres së tij,  Georginës, Lei tha jo.

Dhurata më e kushtueshme që i kanë bërë është një pemë e mbjellë në Tiranë.

“Kam një pemë të mbjellë në Tiranë, nuk dua ta them ku është se mund të ma prishin,  ka kushtuar shumë edhe pse është një dhuratë simbolike. Është lulja mos më prek, ajo me lule të bardha”, tha Lei.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel