26 të vdekur nga rënia e kabullit elektrik në tregun e mbushur me njerëz e me baltë në Kinshasa (fotot)

02/02/2022 17:00

Të paktën 26 njerëz kanë vdekur të ekzekutuar nga rryma elektrike e një kabulli që ra mbi një treg të mbushur me njerëz në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, njoftoi sot policia.

Kabulli i voltazhit të lartë u këput dhe ra mbi shtëpitë dhe njerëzit që bënin pazar në kryeqytetin Kinshasa të mërkurën.

Pamje të rënda të postuara në rrjetet sociale tregonin pasojat e katastrofës me disa trupa që nuk lëviznin, të shtrirë në pellgjet e ujit qe krijohen vazhdimisht ne treg.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi këputjen e kabullit.

Në një deklartë kompania elektrike e RD Kongos tha se besonte se një rrufe mund të ketë goditur intalimet, duke shkaktuar rrëzimin e tyre. Kompania dërgoi ngushëllime për familjet e viktimave.

Policia tha se tragjedia ndodhi në zonë Matadi-Kibala në Kinshasa dhe se shumë njerëz kishin vdekur në vend.

Mediat vendase raportonin se shumica e të vrarëve ishin gra punonjëse të tregut.

“Kabulli u këput dhe ra në një pellg uji të krijuar nga shiu i mëngjesit”, tha zëdhënësi i qeverisë lokale Charles Mbutamuntu, për rrjetin AFP.

Mbutamuntu shtoi se trupat ishin dërguar në morg dhe hetimet për incidentin e rëndë vijojnë.

Një tregtar tha pas tragjedisë se tregu shpeshherë përmbytet nga shirat dhe tregtarët gjatë punës së tyre duhet të lëvizin përmes ujit.

FOTO GALERI
1/3
Të paktën 26 njerëz kanë vdekur të ekzekutuar nga rryma elektrike e një kabulli që ra mbi një treg të mbushur me njerëz në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos

Top Channel