Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot për të vendosur ose jo shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Presidenti i Republikës refuzoi të jetë i pranishëm në seancë dhe përfaqësohet nga avokatët Kaltrina Treska dhe Bledar Dervishaj.

Në qershor të vitit te kaluar, 104 deputetë votuan pro shkarkimit të Presidentit Meta. Mazhoranca socialiste e fajëson atë për deklarata publike para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, të cilat sipas socialisteve kanë shkelur Kushtetutën.

Sot në Top Talk për të diskutuar mbi këtë ngjarje ishte analisti Frrok Çupi, i cili e cilësoi këtë që po ndodh si një ngjarje të madhe.

Kjo që po ndodh me presidentin është një ngjarje e madhe ,që ka ndodhur se presidenti është shkarkuar. Ne jemi tani në prag të lindjes së një gjëje tjetër, liderët shqiptarë nuk kanë menduar për ditën e fundit dhe për Ilir Metën është kjo , për Sali Berishën ishte përballja me vete , me non gratën. Ilir Meta ka prodhuar disa të vërteta duke qenë në post , dhe kur i shikon i duken si të këqija, GJK është një përballje e madhe për të, një strapacim i madh për të. Vitore Tushën dhe Përparim Kalon dikur i ka mbështetur, kurse sot i konteston. Ne sot po vazhdojmë të ballafaqohemi me të shkuarën dhe e shkuara është mbajta e pushtetit me çdo mjet. Dhe ky është presidenti që thërret historinë për tu mbajt mbajt mbi degët e pushtetit. Ai tani grindet me veten , me të tjerët”, tha Çupi në Top Talk.

Ai madje kishte dhe një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin: I dashur zoti Ilir të kujtohet që kemi pirë disa herë kafe bashkë dhe nuk mi ke hapur këto tema sepse e ke ditur që janë të ditura , e dyta si mund ti bësh një pyetje nëse janë apo jo vërteta një dëshmitari dhe jo një dëshmitari dosido , që ka kaluar aty rrugës. Në kemi ndarë sëbashku mendime, plane , këto janë gjërat që kanë ndodhur në Shqipëri, ku edhe Iliri është dëshmitar për pjesën e vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA