Kuriozitetit për të parë Georgina Rodriguez se si dukej ndërsa punonte si shitëse në Gucci iu dha fund tashmë.

Geo, siç e quajnë njerëzit e saj të afërt, u rrit në Jaca, që ndodhet në provincën Huesca në Spanjë.

Më pas ajo kurseu para duke punuar si kameriere dhe udhëtoi për në Madrid, ku filloi si punonjëse e ‘Gucci’-t dhe takoi Cristiano Ronaldon, njeriun që i ndryshoi jetën.

Ajo ditë ishte një e enjte vere, Geo qëndroi pak më shumë se ditët e tjera sepse një nga kolegët e saj i kërkoi të ndihmonte një klient që do të blinte pallto.

“Kur po largohesha nga dyqani, pashë një mashkull të bukur dy metra të gjatë dhe të shoqëruar me një fëmijë dhe disa miq. Unë qëndrova dhe Cristiano Ronaldo u ndal para meje, super i sjellshëm dhe më përshëndeti. Ne qeshnim. Ndjeva gudulisje në stomak”, tha Georgina.

Ronaldo tha se atë ditë, atë moment, ndjeu një emocion dhe nuk mund ta hiqte nga koka.

“Sapo e takova fillova të ndjeja gudulisje në stomak, nuk doja as ta shikoja, u turpërova”, thotë ajo.

“Ndihesha sikur ato duar kishin qenë me mua shumë herë, ishin duar të njohura që përshtateshin në mënyrë të përkryer”.

Një dashuri me shikim të parë që i ndryshoi jetën përfundimisht.

Në promovimin e “Soy Georgina”, që në vetëm pak ditë u bë trend në Netflix, ajo tregoi se shkoi në punë me autobus dhe është kthyer me Bugatti.

FOTO GALERI
7/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA