Përurohet statuja e mbretëreshës/ Statuja e Mbretëreshës Geraldinë, vendoset në Bulevardin “Zogu I”

01/02/2022 15:31

Në ceremoninë e përurimit të statujës së Mbretëreshës Geraldinë, të vendosur në Bulevardin “Zogu I”, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu krenarinë që ka për drejtimin e një qyteti, që respekton të gjithë ata që kanë lënë gjurmë në vendin tonë.

“Nuk ka mënyrë më të mirë për të shprehur këtë lidhje midis dy shteteve. Midis Shqipërisë dhe Hungarisë ekziston një raport i veçantë. Edhe bashkitë respektive bëjnë punën e tyre: kemi një raport të shkëlqyer me bashkinë e Budapestit, por raporti mes njerëzve është më i miri. Raporti që kanë zhvilluar njerëzit, duke filluar nga Janosh Huniadi me Skënderbeun, dhe i Mbretit tonë Zog me mbretëreshën Geraldinë, tregon se urat që lidhen mes njerëzve janë të pathyeshme”, tha Veliaj.

Ceremonia e përurimit të statujës së Mbretëreshës Geraldinë është një bashkëpunim i Bashkisë Tiranë me Ambasadën Hungareze. Statuja është realizuar nga skulptori Sandor Kligl dhe është një donacion i Ambasadës Hungareze për qytetin e Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA