Punonjësi i identifikuar nga familjarët me emrin Esfandani, ishte duke u vendosur mishin nga dritarja e ushqimit, kur dy luanët arritën të hapnin kafazin e tyre, e vranë atë dhe u sollën rrotull në kopshtin zoologjik iranian për disa orë.
Punonjësi 40-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagëve para se dy felinët e mëdhenj të kapeshin, raportonin dje mediat vendase.
Agjencia iraniane e lajmeve Irna, tha se lukanesha kishte arritur të ngrinte levën e hekurit që hapte derën e ndarjes së izoluar të kafshëve të rrezikshme.
Luanesha ishte prej disa vitesh në kopshtin zoologjik. Pas hapjes së derës ajo kishte sulmuar punonjësin që po u sillte ushqimin felinëve, tha një zyrtar i kopshtit për rrjetin vendas IRIB.
Ai shtoi se dy kafshët kishin arritur të dilnin nga kafazi i tyre në kopshtin zoologjik të Arak, 150 km në jugperëndim të kryeqytetit Teheran.
“Menjëherë pas incidentit, forcat e sigurisë morën kontrollin e kopshtit zoologjik duke kapur luanet e liruar”, tha Amir Hadi, guvernator i provincës.
Top Channel