Kosova regjistron gjashtë viktima nga koronavirusi dhe mbi 2 mijë raste të reja

01/02/2022 15:48

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi të martën më 1 shkurt, se janë regjistruar edhe gjashtë viktima dhe 2,033 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 10,087 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 20.15 për qind.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 3,329 persona janë shëruar derisa 32,906 janë raste aktive.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.

Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 805,802 persona.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA