Jashtë fushës prej nëntorit të kaluar, Bale humbet muskujt dhe habit tifozët

01/02/2022 00:32

Tre sezonet e fundit kanë qenë shumë të vështirë për Gareth Bale, me uellsianin që është jashtë planeve të Real Madrid, ndërsa sulmuesi duket sikur ka hequr dorë edhe nga jeta e profesionistit.

Teksa mungon prej muajit nëntor të vitit të kaluar si pasojë e një dëmtimi, nga fotot e fundit kuptohet se 32-vjeçari e ka lënë pas dore përkujdesjen ndaj fizikut. Me anë të një foto të vitit të kaluar, shihet qartë ndryshimi për keq në trupin e Bale, teksa tashmë muskujt e dikurshëm janë zhdukur ndërsa në këtë pikë mund të ketë ndikuar edhe infektimi me COVID-19.

Sakaq, në klubin madrilen janë duke pritur fundin e sezonit për të ndarë përfundimisht rrugët me Bale teksa ai tashmë nuk është më një mundësi për trajnerin Carlo Ancelotti, edhe pse italiani është shprehur se e mirëpret rikthimin e tij si një opsion më tepër për skuadrën.

Në këtë sezon, pas rikthimit nga huazimi te Tottenham, Bale është aktivizuar në vetëm tre ndeshje për Los Blancos për t’u ndalur më pas nga dëmtimet dhe problemet muskulore të njëpasnjëshme.

Top Channel