Britania kërcënon me sanksione/ Do goditen bizneset ruse në Britani që janë të lidhura me qeverinë ruse

01/02/2022 01:21

Kremlini dënoi planet e Britanisë për sanksione kundër kompanive ruse që ndodhen në Britaninë e Madhe dhe u zotua se do të kundërpërgjigjej nëse do të linde nevoja.

Ministrja e jashtme britnaike Liz Truss tha se Londra do të prezantojë legjislacionin e sanksioneve të reja kundër “çdo kompanie të lidhur me Kremlinin dhe regjimin në Rusi”.

Komentet u dënuan nga zëdhënsi i qeverisë ruse. “Kjo është një deklaratë shqetësuese nga Londra, jo thjesht për kompanitë tona por për strukturën e financave ndërkombëtare”, tha Dmitry Peskov.

Ai shtoi se Londra po tregon paqëndrueshmëri në sjelljet e saj dhe quajti veprimin e fundit “sulm të hapur ndaj biznesit.”
“Qeveria britanike po kërcënon mes të tjerash biznesin e madh. Anglo-saksonët po përshkallëzojnë masivisht tensionet në kontinentin evropian”, shtoi Peskov.

Ai tha më tej se Rusia do të kundërpërgjigjet me “masat e saj nëse goditen kompanitë ruse ” pa dhënë më shumë detaje se si do të ndodhë kjo.

Top Channel