Policia vjen me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku për pasojë humbën jetën 3 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se në aksin Elbasan-Librazhd, një mjet tip ‘Ford’ është përplasur me një mjet tip benz, i cili për pasojë doli nga rruga dhe ra në lumin Shkumbin.

Policia dhe forcat e zjarrfikëses, pas disa orësh bën të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga mjeti, ndërsa 2 shtetasit A. H., rreth 20 vjeçe dhe E. K., rreth 10 vjeç ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 01.02.2022, rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Floq, Librazhd, është përplasur me mjetin tip “Benz”, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me shërbimet e zjarrfikëses.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë shtetasit A. H., rreth 20 vjeçe dhe E. K., rreth 10 vjeç, të cilat janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjeksore.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe të punonjësve të Policisë, në kushte shumë të vështira, pas disa orësh u bë e mundur që të nxirren pa jetë nga mjeti që kishte rënë në mes të lumit, shtetasit E. K., 52 vjeç, E. K., 34 vjeçe dhe E. S., 18 vjeç”, njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA