Një aksident i rendë ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në aksin Elbasan-Librazhd ku një mjete ka përfunduar në ujërat e lumit Shkumbin.

Ngjarja ka ndodhur në ‘Kthesën e Murrashit’, ku një mjet tip Benz ML si pasojë e përplasjes me një tjetër mjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar rreth 300 metra poshtë, në lumin Shkumbin.

Dyshohet se mjeti që është përplasur me ML ka qenë në drejtim nga Elbasani drejt Librazhdit. Mendohet se ky mjet në tentativë për ti shpëtuar gurëve që bien nga shpati i malit ka dalë dhe i ka prerë rrugën mjetit tip Benz ML. Ky i fundit për shkak të shpejtësisë dhe terrenit të vështirë ka tentuar të evitojë aksidentin por fatkeqësisht ka përfunduar në ujërat e lumit Shkumbin.

Policia dhe zjarrfikësja mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur nxjerrjen e personave që udhëtonin me këtë automjet.

Si pasojë e këtij aksidenti gjetën vdekjen tre persona, shtetasi E. K. 53 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja E. K 35 vjeç, si dhe e shtetasi E.S 18 vjeç.

Në spital ndodhen në gjendje të rëndë për jetën dy persona të tjerë, shtetasi E. K rreth 10 vjeç, i cili ndodhet në koma dhe është transportuar drejt Tiranës dhe shtetasi A. H rreth 20 vjeç.

Burime për Top Channel bëjnë të ditur se familja që ndodhej në automjet është nga Kukësi.

Këto janë pamjet që vijnë nga vendngjarja, ku shihet trupi i pajetë njërit prej personave që ndodheshin në mjet, brenda në ujërat e lumit Shkumbin.

Policia, përmes një njoftimi zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë, njoftoi se mjeti tip ‘Ford’ u përplas me një mjet tip benz, i cili për pasojë doli nga rruga dhe ra në lumin Shkumbin.

Policia dhe forcat e zjarrfikëses, pas disa orësh bën të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga mjeti, ndërsa 2 shtetasit A. H., rreth 20 vjeçe dhe E. K., rreth 10 vjeç ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA