Zhvillim i minutës së fundit, Aubameyang planifikon vizitat mjekësore te Barcelona

31/01/2022 23:45

Xavi Hernández do të ketë më në fund numrin 9 që dëshiron.

Nëse asgjë nuk bie poshtë në minutën e fundit, Aubameyang do të jetë pjesë e Barcelonës, pasi është arritur marrëveshja në parim me Arsenali. Madje, është planifikuar që po këtë natë ai të kalojë edhe kontrollet mjekësore me “azulgranët”.

Kjo do të jetë e mundur nëse Ousmane Dembélé largohet nga klubi katalan për t’iu bashkuar Tottenhamit.

Francezi nuk është ende shumë i bindur për këtë lëvizje. Me largimin e tij, Barça do të lehtësonte faturën e pagave, që i nevojitet për të inkorporuar sulmuesin nga Gaboni.

Top Channel