Zbulohet vila sekrete prej 5 milionë paund në Dubai e kriminelit të famshëm Daniel Kinahan, bashkëshortja nxjerr në shitje asetet për t’i shpëtuar sekuestrimit
Një “mosmarrëveshje” në një autostradë në Miami që përfundon në përdorim arme është bërë publike nga Daily Mail.
Kamera e vendosur brenda makinës kapi momentin kur shoferi i saj nxjerr armën dhe fillon të qëlloi në drejtim të një shoferi tjetri që po ecte në rrugë.
Incidenti filloi kur 30-vjeçari Eric Popper vendosi t’i bllokojë rrugën një shoferi tjetër në autostradën Miami-Dade, ndërsa në sfond dëgjohej muzika brenda veturës.
Popper më pas shikon në pasqyrë për të parë reagimin e shoferit që i del përpara të cilin e ofendon.
Pasi makina tjetër kalon pranë tij dhe shoferi tjetër i godet mjetin me shishe, ai qëllon mbi të ndërsa është në ecje.
Nga kjo situatë askush nuk është lënduar, ndërsa Popper që punon si inspektor në Departamentin e Zjarrfikësve në Miami, tani akuzohet për rrezikim jete dhe nëse shpallet fajtor për të shtënat me armë, mund të qëndrojë prapa hekurave deri në 15 vite.
Top Channel