U tërhoq nga gara për kandidate, Berisha falenderon Voltana Ademin: E përfaqësoi PD me dinjitet

31/01/2022 14:07

Ditën e djeshme, kryebashkiakja Voltana Ademi bëri me dije se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit.

Pasi u tërhoq nga kandidimi si pjesë e emrave për bashkinë Shkodër, për të përfaqësuar Berishën dhe lëvizjen e tij në zgjedhjet e 6 marsit, Voltana Ademi tha se do të vijoj të japë kontributin e saj politik në mbështetje të Berishës.

Ky i fundit ka reaguar për herë të parë pasi Voltana Ademi u tërhoq nga gara, ndërsa u shpreh se:

“Falenderoj Voltana Ademin e cila ka përfaqësuar me dinjitet PD, ka qëndruar e pa mposhtur si opozitare ndaj një regjimi qendror të bazuar në drogën dhe krimin, në çdo akt është dëshmuar armiqësor ndaj Shkodrës dhe në tërësi veriu të Shqipërisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA