Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentacour janë zyrtarisht futbollistë të Tottenhamit. Lojtari suedez dhe ai uruguaian largohen nga Juventusit, për t’u vënë nën urdhrat e Antonio Conte te klubi londinez, që me këto afrime kërkon të bëjë një hop cilësor në Premier League.

Sikurse u njoftua edhe një ditë më parë, Kulusevski shkon te Tottenhami në formën e huazimit për 18 muaj, duke paguar 10 milionë euro në arkat e “Zonjës së Vjetër”, së cilës duhet t’i paguajë edhe 35 milionë euro për kartonin nëse arrihen disa objektiva të caktuara.

Ndërkohë, për futbollistin uruguaian, “Spurs”-at kanë pranuar të shpenzojnë 19 milionë “cash” plus 6 milionë në formë bonusesh. Në total, janë potencialisht 70 milionë euro që hyjnë në arkat e Juventusit dhe “lehtësojnë” shpenzimet për Vlahovicin.

Top Channel