Teuta rikthehet te suksesi pas katër humbjeve, L.Vila i fal tre pikët ndaj Skënderbeut

31/01/2022 18:54

Pas katër humbjeve radhazi dhe me fitoren që i mungonte prej datës shtatë dhjetor, Teuta është rikthyer te tre pikët e plota teksa ka mposhtur ashtu si në ndeshjen e Kupës me rezultatin 0-1, Skënderbeun.

Durrsakët iu falën një goli në pjesën e dytë nga ana e Lorenco Vilës i cili shfrytëzoi më së miri një harkim të Peposhit dhe me kokë mposhti portierin Bekim Rexhepin. Ky ishte goli numër tre për sulmuesin anësor në këtë sezon dhe interesant është fakti se të tre golat, ia ka shënuar Skënderbeut.

Sa i takon kronikës së sfidës, pjesa e parë ishte e vakët dhe nuk krijoi ndonjë mundësi shënimi të pastër për të dyja skuadrat, ndërsa në të dytën, Teuta ishte më kërkuese me Rubin Hebaj. Por, edhe korçarët patën mundësi me Meksin apo Zguron. Gjithsesi, goli i L.Vilës zgjidhi takimin, ndërsa në vazhdim, durrsakët mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Klejdi Dacit (ishte ndeshja debutimit me Teutën), i cili me një gjest antisportiv u ndëshkua nga arbitri Meta, teksa ky i fundit u ndihmua edhe nga ana e sistemit VAR.

Pas këtij suksesi, të besuarit e trajnerit Renato Arapi ngjiten në kuotën e 21 pikëve ndërsa mbeten në vendin e gjashtë të renditjes. Nga ana tjetër, korçarët e Migen Memellit pësojnë humbjen e dytë radhazi teksa mbeten në vendin e tetë me 16 pikë të grumbulluara pas fundit të gjysmës së parë të kampionatit.

Kronika e ndeshjes:

90+7′ Përfundon sfida në Elbasan, Teuta rikthehet te suksesi pas katër humbjeve radhazi, mposht me rezultatin 1-0 Skënderbeun

86′ Teuta mbetet me 10 vetë, Daci ndëshkohet me karton të kuq në debutim teksa godet me gju në zonë Sadriun. VAR i vjen në ndihmë arbitrit Meta

73’Gooool! Zhbllokohet sfida në Elbasan, Teuta gjen golin. L.Vila mposht Rexhepin pas një goditje me kokë

71′ Sadriu ekzekuton një goditje dënimi, megjithatë pa problem për Qirkon që pret me lehtësi

66′ Elvi Berisha vendos në punë fantazinë, tenton të befasojë Qirkon me një parabël, por sfera nuk shkon në kuadrat

61′ Mundësi e artë për Teutën, Aleksi godet në hyrje të zonës, por Sadriu largon rrezikun

57′ Mara pason në zonë, Meksi dhe Zguro nuk përfitojnë teksa portieri Qirko vendos rregull duke zotëruar topin

52′ Hebaj provon me një goditje të fortë në hyrje të zonës, por shkodranit i mungoi preçizioni

48′ Portieri i Skënderbeut Rexhepi gabon dhe ia dorëzon topin Hebajt, për fat të korçarëve Shehi rikuperon dhe fiton një faull

45+2′ Mbyllet pjesa e parë në Elbasan, në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Teutës rrjetat mbeten të paprekura

34′ L.Vila provon të depërtojë në zonën e Skënderbeut, por ndalet nga mbrojtja e vëmendshme e korçarëve

19′ Mara harkon në zonë, por në fund korçarët nuk ia dalin të përfitojnë nga situata

12′ E.Vila harkon në zonë në kërkim të Hebajt, por aty Dajan Shehi devijon para sulmuesit

1’Starton sfida në Elbasan, Skënderbeu pret Teutën

Formacionet titullare:

Skënderbeu: Rexhepi, Sadriu, Zguro, Shehi, Meksi, Frashëri, Mara, Vangjeli, Berisha, Pusi, Nikaj
Trajner: Migen Memelli

Teuta: Qirko, Idrizaj, Qaqi, Ivanovic, Kotobelli, Aleksi, E.Vila, Acquah, L.Vila, Daja, Hebaj
Trajner: Rubin Hebaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA