Studentët shpëtojnë nga zjarri në katin e nëntë duke u kacavjerrë në dritaren e të tetit (video)

31/01/2022 16:41

Tre studentë kanë shpëtuar në mënyrë dramatike nga një zjarr në apartamentin e tyre në katin e nëntë në Rusi duke u kacavjerrë në dritaren e një kati më poshtë.

Në pamjet e regjistruara nga dëshmitarët, shihet 20-vjeçari Timur Zakirov dhe shoku i tij Adel Akhmetzyanov, 21, duke u mbajtur në parvazin e dritares 30 metra larg tokës, teksa tymi pushtonte ndërtesën e lartë të apartamenteve në Moskë.

E dashura e Zakirov, Irina Yerpuleva, 18 vjeçe, tha se dyshja kishte zbritur dhe godiste me këmbë dritaren e katit të tetë, derisa të zotët dëgjuan dhe e hapën për t’u ardhur në ndihmë.

Në një moment spektatorët nga toka dëgjohen që ulërasin kur Zakirov rrëshket me këmbën e tij dhe thuajse bie para se miku i tij ta kapë nga dora dhe ta ndihmoje të mbahet.

Akhmetzyanov tha: “Timur ishte varur vetëm me njërën dorë, ndërsa me tjetren mbahej në parvazin e dritares vetëm me disa gishta”.

“Unë u mbajta fort me dorën e djathtë dhe ngrita dorën e tij për ta vendosur te dritarja që ai më në fund të ngrihej”.

“Në një moment mendova se do të duhej të hidheshim, mund të ishte më mirë se të vareshim aty e të digjeshim”.

Pasi dyshja arriti të vendosej në dritaren më poshtë ata duhej të bindnin ta bënte edhe Yerpuleva e cila po hezitonte.

Vajza tha: “Unë nuk isha bindur të zbrisja derisa Timur nisi të më ulëriste, dhe kjo sikur më solli në vete. U kacavjerra poshtë dhe ata më tregonin çfarë duhet të bëja”.

“Isha në një gjendje të çuditshme. Nuk e kuptoja se isha në lartësinë e katit të nënëtë dhe çdo gabim mund të ishte fatal. Mua frika më erdhi më vonë”.

“Falë Zotit poshtë në shtëpi kishte njerëz. Sikur të mos ishte për ta nuk e di çfarë do të kishte ndodhur”, tha ajo.

Zoti Zakirov është ende në spital me plagë djegieje ndërsa Yerpuleva u trajtua në vendngjarje për disa të prera dhe helmim nga monoksidi i karbonit.

Një individ i katërt, Igor Garankin, pësoi 34 përqind djegie teksa shpëtoi duke dalë nga dera para se zjarri të shumohej.

Ngjarja besohet se ndodhi prej një shkëndije elektrike.

FOTO GALERI
2/5
20-vjeçari Timur Zakirov dhe shoku i tij Adel Akhmetzyanov, 21, duke u mbajtur në parvazin e dritares 30 metra larg tokës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA