Shembet çatia e monumentit të kulturës Hani i Gjelit, në Pazarin e Vjetër të Korçës
31/01/2022 11:25
Është shembur çatia e monumentit të kulturës Hani i Gjelit, në Pazarin e Vjetër të Korçës.
Ky monument kulture i kategorisë së parë ka qenë i degraduar ndërkohë që reshjet e borës përgjatë ditëve të fundit, nga pesha e madhe e ka çuar në shembje.
Pazari i Vjetër me 140 ndërtesa është i gjithë një monument kulture, dhe krahas investimeve të bëra ndër vite duket se vetëm Hani i Gjelit është lënë në harresë kjo për shkak edhe të mosmarrëveshjeve midis pronarëve të objektit.
Top Channel