Ndëshkimi i marrëdhënieve seksuale në punë dhe marrëveshje për Ballkanin e Hapur/ Taulant Balla tregon projekt ligjet që do të votohen në Kuvend

31/01/2022 11:48

Gjatë një prononcimi për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi tha se në parlament do të votohet anëtarësimi i Shqipërisë në konventën që sanksionon ndëshkimin e ngacmimeve seksuale në punë.

Ndër të tjera, zbuloi se janë edhe disa projekt-ligje që lidhen me Ballkanin e Hapur ndërsa do të votohet gjithashtu ngritja e pikës së përbashkët policore dhe doganore Shqipëri-Greqi.

“Një paketë shumë e rëndësishme është paketa e intensifikimit të luftës kundër pastrimit të parave, në kuadër të detyrimeve që Shqipëria ka ndaj Manival-it dhe task forcës kundër pastrimit të parave. Kemi kaluar në seancën e fundit disa projekt-ligje që kanë të bëjnë me implementimin e marrëveshjeve në kuadër të Ballkanit të Hapur që krijon më shumë mundësi për bizneset dhe qytetarëve. 

Bëj pjesë te ata që mendojnë se Shqipëria është një ndër vendet më përfituese të Ballkanit të Hapur, përfiton sipërmarrja dhe fermerët. Shkoni dhe pyesni fermerët që eksportojnë mallrat. Do vazhdojmë punën e Kuvendit me miratimin e një sërë projekt-ligjesh. Do votojmë edhe aderimin e Shqipërisë në Konventën që sanksionon ndëshkimin e atyre që bëjnë ngacmimet seksuale në vendin e punës. Kemi edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëveshjet me vendet e rajonit, krijimi i një njësie të posaçme me Greqinë”, tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA