25/11 14:33
Ana Lleshi u largua të shtunën nga “Për’puthen Prime” pas një debati të ashpër që Edi dhe Erjoni, dy djemtë që ajo pëlqen, patën me njëri-tjetrin.
Në një përballje me Erionin, Ana u ngrit dhe puthi në buzë Edin. Gjatë ndërprerjes publicitare, Edi dhe Erioni arritën gati në përplasje fizike. Edhe pse debati nuk kishte lidhej me të, Ana u ndje keq, madje përjetoi gjendje të fikëti.
Ajo nuk mundi të vazhdonte më tej programin dhe u largua, ndërsa Edi e ndoqi nga pas. Në pamjet nga prapaskena, Edi i tregon gazetares se ka gjetur personin e duhur dhe pasi Ana ndërrohet, largohen të dy së bashku nga ambientet e Top Channel.
Top Channel