Klubi i Ferencvarosit, lamtumirë emocionuese Uzunit: Futbollist dhe person i madh

31/01/2022 23:38

Klubi i Ferencvarosit, në Hungari, ka zyrtarizuar largimin e Myrto Uzunit drejt Granadas në Spanjë. Në një shkrim të gjatë në faqen zyrtare, ekipi kampion në fuqi ë Hungari i ka thurur elozhe sulmuesit të Kombëtares Shqiptare për gjithçka ka dhënë për këtë fanellë:

“Pasi fitoi një titull të Ligës Hungareze, Myrto Uzuni do të largohet nga ekipi ynë i futbollit. Myrto Uzunit është jo vetëm një lojtar, por edhe një person i madh, një nga të preferuarit e fansave tanë. Futbollist shqiptar ka luajtur 76 herë me Ferencvarosin. Ai shënoi gjithsej 41 herë dhe pesë nga golat e tij erdhën në ndeshjet përgatitore. Fitoi kampionatin me Ferencváros, shënoi një gol shumë të rëndësishëm në ndeshjen kyçe kualifikuese kundër Dinamos së Zagrebit, por gjithashtu shënoi në fazën e grupeve të Championsit. Krahas golave, fitoi simpatinë e tifozëve tanë me lëvizjet e shumta dhe të shkëlqyera, lojën me zemër dhe mentalitetin fitues.”

Në mbyllje të shkrimit, pas analizohen paraqitjet dhe golat e Uzunit te skuadra hungareze, i kushtohet rëndësi edhe dimensionit njerëzor të shqiptarit.

“Madhështia njerëzore e Uzunit tregohet nga fakti se në fund të vitit 2021 vizitoi fëmijët e sëmurë në një spital, të cilëve u dhuroi me dashamirësi dhurata të shumta, duke ua bërë më të bukura festat.

Te Myrto Uzuni njohëm një model të vërtetë, një lojtar me zemër të madhe, një luftëtar të vërtetë, fjalori i të cilit nuk e ka fjalën “e pamundur”. Me dëshirën e tij të vazhdueshme për të fituar, lëvizjet e tij të shumta të bukura dhe mentalitetin e tij të pamposhtur, ai rrëmbeu zemrat e tifozëve të Ferencvarosit. Tashmë është konfirmuar transferimi i Myrto Uzunit te Granada, që po përgatitet për ndeshjen e fundjavës, përballë Realit të Madridit, në “Bernabeu”.

Top Channel