![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/duka-papa_sd-800x450.jpg)
Armand Duka pritet nga Papa Françesku, presidenti i FSHF-së i dhuron fanellën e Kombëtares shqiptare
05/02 21:50
Indrit Prodani nuk është më futbollist i Kastriotit në Abissnet Superiore.
Mbrojtësi 23-vjeçar largohet pas dy sezonesh e gjysmë nga ekipi krutan, të cilit iu bashkua në verë të vitit 2019.
Kastrioti ka zyrtarizuar divorcin me futbollistin e lindur në Laç nëpërmjet një postimi të shkurtër në faqen zyrtare, duke e falënderuar për kontributin e dhënë.
Prodani është aktivizuar në total në 47 ndeshje të Superiores, 17 vetëm gjatë sezonit aktual (ka shënuar 2 gola gjatë sezonit të kaluar).
Mësohet se futbollisti 23-vjeçar i është bashkuar Dinamos, që forcon organikën më një lojtar tashmë të konfirmuar në Kategorinë Superiore për të mbuluar pozicionin e Isaevskit, i cili do të mungojë gjatë për arsye dëmtimit.
Top Channel