Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në botë që nisi aplikimin e dozës së katërt të vaksinës anti-covid, për persona 60 vjeç e lart, ndërsa autoritetet amerikane thonë se doza e katërt është e panevojshme, një qëndrim, të cilit i bashkohen edhe ekspertë tanë epidemiologë.

Ilir Alimehmeti, Mjek Epidemiolog: Doza e katërt nuk ka bërë ndonjëherë sens, flasim këtu sipas parimit biologjik. Pretenduam që me vaksinën ne do të bllokonim transmetueshmërinë, gjë që nuk ndodh. Ne vaksinës së gripit, nuk ia kërkojmë ndonjëherë këtë. I kërkojmë të shmangim format e rënda, vdekjen, shtrimin në spital, se këto na interesojnë të evitojmë. Ndërkohë që me vaksinën e Covidit, i ngritëm pritshmëritë tona në qiell, por po i njëjti njerëzim jemi, këto aftësi kemi. Studimi i parë që erdhi mbi dozën e katërt, patjetër që erdhi nga Izraeli, që ka vaksinuar 154 personel shëndetësor me dozë të 4-t Pffizer dhe 120 me dozë të 4-t Moderna.

I kanë krahasuar me ata me 3 doza dhe gjejnë që nuk ka diferencë, përsa i përket efektivitetit. Kjo do të thotë që doza e katërt nuk shërben më për atë që ata pretendojnë, bllokimin e infeksionit. Kurse për format e rënda ne e kishim shumë të qartë, që dy të parat, por edhe e treta kishin efekt maksimal, kështu që nuk bën sens doza e katërt. Komiteti i Përbashkët i Vaksinimit dhe Imunizimit në Britaninë e Madhe, kur hulumtoi nëse vlen të bëhet doza e katërt te të moshuarit , në azile, për moshat mbi 80 vjeç, gjeti qartë që 3 dozat e para u japin efektivitet mbi 90%, për mbrojtjen nga forma e rëndë dhe nga humbja e jetës. Kujdes flasim për Deltën, pasi Omicroni është edhe më i lehtë. Si rrjedhojë ata thanë që doza e katërt, nuk bën sens.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA