DASH vulos Dosjen “Berisha”, Zekthi në Open: Ai nuk mund të bëhet kryeministër

31/01/2022 22:26

Analisti Fitim Zekthi në emisionin Open në Top Channel tha i prerë se Sali Berisha nuk mund të bëhet kryeministër i vendit.

Sipas tij, ai nuk ka ide apo pikëpamje elektorale aq sa të garojë për postin e kreut të qeverisë.

“Nuk mund të bëhet kryeministër, po të bëhej do ishte mirë, nuk ka pikëpamje elektorale. Ne jemi një vend me probleme. Këto janë qëndrime të SHBA, jemi bërë nuk e di dmth, nuk hyj tek ata idhtarët që e konsiderojnë SHBA hyjni. Ne nuk mund të mbijetojmë dot, nëse s’do ishte SHBA. Prania e SHBA është themelore, e pranishme , ndërhyn”, tha Zekthi.

Sekretari amerikan i shtetit Antony  Blinken shpalli ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe familjen e tij ‘non grata’ “për korrupsion madhor”.

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të hënë konfirmoi koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) në zgjedhjet e pjesshme vendore duke e quajtur “Shtëpia e Lirisë”. Sipas tij, po negociohet edhe më partitë e tjera, të cilat duan të jenë pjesë e kësaj “shtëpie”.

Ai prezantoi ditën e sotme gjashtë kandidatët fitues për kryetar bashkie që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA