Sfida e vështirë e Arbana Osmanit kur duhet t’u tregonte banorëve të “Big Brother” se Dritan Hoxha ka ndërruar jetë

30/01/2022 22:45

Moderatorja Arbana Osmani kujtoi sot tek “Ëndërrtjerrësit”, momentin kur Presidenti i Top Medias, Dritan Hoxha humbi jetën dhe ajo duhet t’ia jepte këtë lajm banorëve të “Big Brother”.

Humbja e Tanit na ka prekur jashtëzakonisht shumë të gjithëve. Më duhej të ikja ta jepja këtë lajm te banorët, ndërkohë që vetë isha e tronditur. Ishim të tronditur, jo vetëm se kishim humbur një njeri që na udhëhiqte, me të cilin kishim ndërtuar këtë ëndrrën tonë, por me humbjen e tij na u duk sikur humbëm busullën”, rrëfen moderatorja.

Si pasojë e një aksidenti, Presidenti i Top Medias, zoti Dritan Hoxha ka vdekur”, u tregoi ajo banorëve atëherë, të cilët, të izoluar dhe larg aktualitetit u tronditën nga lajmi se një nga personazhet që kishte dhënë shumë kontribut për medien shqiptare, nuk ishte më.

Big Brother donte dhe dy javë të mbaronte dhe ne nuk e dinim si do të shkonte. Thoshim çfarë do të bëjmë pa Tanin, për çfarë do të shkojmë më në punë”, rrëfen Arbana tek “Ëndërrtjerrësit”.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA