Numërimi i votave për përzgjedhjen e kandidatëve të Grupit të Rithemelimit të PD-së për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ka përfunduar në Dibër, Durrës Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Demokratët e Durrësit zgjodhën Ardian Mukën, i cili shkon në garën për kryetar bashkie. Në primaret e Durrësit votuan 1546 anëtarë, ku Muka mori 1162 vota, ndërsa Silvja Gjepali 373 vota, kurse 11 vota ishin të pavlefshme.
Nga 713 votues në Dibër, Premtim Kryemadhi doli fitues me 424 vota, ndërsa u pasua nga Dafina Muda 121 vota dhe Behar Dema 158 vota. Kurse 10 vota rezultuan të pavlefshme.
Vora zgjodhi Lulzim Vranën si kandidat për kryetar bashkie. Nga 332 vota, i mori 277, ndërsa konkurrenti Luan Beta, vetëm 55.
Elton Bano fitoi primaret në Lushnjë, ndërsa në Rrogozhinë i fitoi Hekuran Xhani.
Në Shkodër, bashkia më e rëndësishme për demokratët u zgjodh Bardh Spahia.
Nga kutia e parë e zonës së Nën Shkodrës, 42 kanë qenë Astrit Bushatin, 36 për Irena Shestanin dhe 7 për Irma Koplikun.
Nga të dhënat paraprake, rezulton që pjesëmarrja në votime ka qenë edhe më e lartë se në referendumin e datës 18 dhjetor 2021.
Komisioni i Rithemelimit çeli votimin në orën 8:00 për primaret në të gjashta bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë përzgjedhjen e kandidatëve të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.
Grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha ftoi anëtarët e PD në degët Dibër, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Shkodër dhe Vorë që të bëhen pjesë e procesit të votimit në primare “si ushtrim i demokracisë, si proces përbashkues, për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar”.
Kandidatët për 6 marsin e Komisionit të Rithemelimit të Berishës janë:
DIBËR:
Premtim Kryemadhi, arsimtar
DURRËS:
Ardian Muka, inxhinier urbanist
LUSHNJË:
Elton Ilir Bano, jurist – avokat
RROGOZHINË:
Hekuran Xhani, mjek veteriner
VORË:
Lulzim Vrana, Ekonomist.
Top Channel