Sezoni i pari i “The Voice Kids” në Shqipëri iu besua Xhemi Shehut për ta moderuar.

Por, teksa kujton të gjithë emisionet që ka prezantuar në ekranin e Top Channel, Xhemi përmend “The Voice Kids” si projektin që nuk do të donte ta moderonte. “Është programi që jam bërë pishman, nuk ka dalë mirë, madje dhe ju e keni harruar që e kam bërë. Kam pasur eksperiencë jo fort të këndshme”.

Ndërsa si programin më të mirë, Xhemi thotë “Portokalli-në”. “Do ta mbaja gjithë jetën, pa dyshim”, tregon moderatorja e ftuar tek “Ëndërrtjerrësit”, ndërsa pas saj liston emisonin “E Diell”, ku ka prezantuar krah Arbana Osmanit, Ledion Liços dhe Adi Krastës.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA