24/11 14:14
Kryeministri Edi Rama, përmes një video-mesazhi ka përcjellë një mesazh të ardhur nga zërat e disa artistëve durrsakë, të rinjve e të rejave për një Durrës të pastër.
Numri një i qeverisë ka zgjedhur ata për të kërkuar një sensibilizim të qytetarëve për të mbajtur të pastër qytetin bregdetar, një prej vendeve turistike në Shqipëri.
“Me urimin që kushdo që mendon si këta bashkëqytetar të famshëm e të dashur për shumëkënd, do të kujdeset më shumë për ta mbajtur pastër shtëpinë tonë, Shqipërinë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në Facebook.
Top Channel