Mozzik surprizoi Donaldin, shpërndan videon krah tij: Ti vjen nga Vlora o vëlla, ngrite edhe një herë flamurin si duhet!

29/01/2022 13:38

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar të ‘Big Brother Vip’, reperi Mozzik surprizoi banorët duke performuar disa prej këngëve të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mozzik tregoi qartë se mbështet Donaldin, ndërsa ky i fundit u lumturua jashtëzakonisht shumë. Reperi i njohur i uroi fitoren, ndërsa Arbana ndërhyri për të thënë se është mendimi vetëm i Mozzik dhe më pas artisti vijoi performancën.

Ditën e sotme, ka shpërndarë videon që është publikuar në llogarinë zyrtare të Donaldit dhe shkruan: “Ti vjen nga Vlora o vlla, ngrite edhe njëherë flamurin si duhet. T’përqafoj e t’pres jashtë! Mbreti Donald”.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel