Një debat i ashpër ka nisur mes Brunos dhe Albit, të cilët krijuan miqësi në programin Për’puthen.

Ata kanë pasur një përballje gjatë ditës së sotme duke folur për situata të ndryshme që kanë shkaktuar krisjen e miqësisë së tyre.

Në përballjen, Bruno nuk hezitoi të përmendte raste kur janë përplasur dhe nuk munguan as fyerjet kundrejt njëri-tjetrit.

Bruno: Nëse ka dikush që Bruno i ka bërë brryl, i ka bërë gol dikujt, ka spiunuar për diçka, atëherë të çohet e ta thotë, por nuk e ka thënë askush se unë nuk e kam bërë. Nëse ke diçka, shprehe, kë kam spiunuar? Kë kam bërë brryl, kë të quaj brryl? Faktin që do të të zgjedhin në takim dhe kur flas unë me të, skuqesh i tëri dhe bëhesh si spec?

Albi: Kujdes me termat.

Bruno: Ky ka qenë muhabeti. Se po i bie rreth e rrotull.

Albi: Në ka qenë njeri që ka bërë provokime këtu…

Bruno: Bravo më qoftë, po ti çfarë lidhje ke?

Albi: Je shumë i pafytyrë. Je njeriu më i pafytyrë që kam njohur.

Bruno: Ti vjen poshtë të merr me të mira, e ngjitesh lart bën ndryshe.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA