25/11 16:26
Kameruni është skuadra e parë që siguroi kualifikimin në gjysëmfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës.
“Luanët e Paepur” fituan 2-0 kundër Gambias falë dy golave të Karl Toko Ekambi. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Kameruni ndërroi marsh në fraksionin e dytë të sfidës dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 50-të.
Ekambi realizoi një gol të bukur me kokë. 29-vjeçari nuk u ndal dhe shtatë minuta më vonë shënoi një tjetër gol, duke vulosur kualifikimin e Kamerunit.
Tre takimet e tjera të fazës çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës janë Burkina Faso-Tunizi, Egjipt-Marok dhe Senegal-Guinea Ekuatoriale.
Top Channel