Një situatë e pazakontë është regjistruar në Korçë! Policia njofton se është vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili ka dëmtuar derën e një shtetasi dhe ka lidhur një kabllo elektrike, duke i vjedhur energjinë elektrike.
U arrestua në flagrancë shtetasi G.S., i cili akuzohet për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Dhunimi i banesës”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. S., 45 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi në këtë fshat, ky shtetas ka dëmtuar derën e banesës së shtetases K. D. dhe ka lidhur një kabllo elektrike duke i vjedhur energjinë elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel