Një aksident është shënuar rreth orës 18:20 në autostradën Vlorë-Fier.
Një shtetas ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me pompën e benzinatos së karburantit, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri.
Këta dy të fundit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Me datë 29.01.2022, rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, pranë një karburanti automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. Xh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pompën e benzinatos së karburantit, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel