Drejtuesit e Evertonit shkarkuan nga posti i trajnerit Rafa Benitez më 16 janar. Rezultatet e dobëta sollën fundin e parakohëshëm të aventurës së spanjollit me klubin nga Liverpuli.
Shumë emra janë përfolur për të marrë drejtimin e Evertonit. Njëri prej tyre është Wayne Rooney, ish-sulmuesi i famshëm anglez, i cili është trajner i Derby County në Championship.
36-vjeçari shpërtheu si futbollist tek Evertoni, me klubin dhe tifozët ka një lidhje të veçantë, por ai ka refuzuar ofertën e drejtuesve të klubit.
“Everton kontaktoi agjentin tim duke kërkuar një takim për pozicionin vakant si trajner i klubit. Ishte një vendim i vështirë, por unë refuzova. Jam i sigurt që do të stërvis në Premier League, ndihem 100% gati.
Nëse do të ndodhë si trajner i Evertonit, edhe më mirë. Por, për momentin jam i fokusuar te Derby, kam një punë të rëndësishme për të përfunduar”, deklaroi Rooney, nën kontratë me Derbyn deri në 2023./SuperSport/
Top Channel