Momenti i rrallë kur balena lundron në brigjet e kryeqytetit grek, mund të jetë e plagosur

28/01/2022 10:10

Banorët e zonës Alimos në kryeqytetin grek janë surprizuar këtë mëngjes kur kanë parë në breg të detit një balenë të vogël që lundronte vetëm pak metra larg bregut.

Dyshohet se balena e vogël ka humbur orientimin si pasojë e sonarëve të anijeve luftarake që lundrojnë vetëm pak milje më tej, në bazën ushtarake të Salaminës.

Habi bën fakti që ajo ka lundruar e vetme drejtë brigjeve të Athinës, ndërsa zakonisht të vetmet balena që lundrojnë të detin Egje, kalojnë në jug të brigjeve të Kretës, më tepër se 300 milje detare nga Athina.

Balena u ekzaminua prej veterinerëve të cilët thonë se ajo mund të jetë e sëmurë ose kanë qenë shkaqe teknike(sonarët) që e nxorën në breg.

Në ndihmë të veterinerëve shkuan edhe zhytësit e marinës, të cilët e nxorën në det të hapur, por sërish ajo u kthye në breg.

Ekspertët do të tentojnë sërish ta nxjerrin në det, ndërkohë që janë marrë mostra gjaku për ta gjetur nëse ajo vuan nga ndonjë sëmundje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA