Presidenti Ilir Meta tha për mediat se aleati i tij i vetëm është populli i 2 marsit.

Ai tha se aludimet për një koalicion mes tij dhe ish kryeministrit Berisha për zgjedhjet e 6 marsit, janë vetëm mjete për të larguar vëmendjen.

Aleati im i vetëm është vetëm populli i 2 marsit, me mimoza me qytetar dinjitoz, janë shtuar pjesëmarrësit, po s’është ky problemi. Ka një spekulim për të shmangur vëmendjen nga të gjitha çështjet.

Shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në një garë, apo në gara të mëparshme. Unë kam mundësi as të votojnë në këto zgjedhje, sepse i takoj bashkisë së Tiranës, por siç do marrë fund koha e gallatave me financat që merren në emër të Republikës së Shqipërisë për të blerë profesionalizmin tuaj, përmes presioneve ndaj pronarëve, ajo është gjuhë e përditshme që përdoret ndaj pronarëve të mediave, ndaj shumë biznesmenë seriozë largohen nga Shqipëria, kështu do përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar.

Kam qenë në garë për të mbrojtur sovranitetin kufijtë e Shqipërisë, por meqë duan të më përfshijnë me pahir, po i paralajmëroj qetësisht: Unë do të marr pjesë në gara në emër të popullit të 2 marsit, dhe përtej të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë, i cili do të jetë më e larta në një vit, që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, koalicioni Bravo-Brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë natyrisht do i recitoj një poezi që e ka bërë vetë shefi i koalicionit atë Ina Ina…” u shpreh Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA