
25/02 09:55
Enriko Papa në formacionin më të mirë të javës së 22-të të Ligës së Parë në Rumani.
Sulmuesi 28-vjeçar u rreshtua mes më të spikaturve të këtij raundi, pasi rezultoi vendimtar në fitoren 1-0 të Botosanit përballë Sepsi Sf. Gheorghe.
Para e shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 41-të, pas një asisti të zgjuar të Mailat. Në fakt, edhe kontrolli i topit nga sulmuesi shqiptar ishte perfekt.
Futbollisti shqiptar është aktivizuar në 19 ndeshje në total në elitën e futbollit rumun këtë sezon, duke e çuar në dy numrin e golave të shënuar. Ai ka realizuar edhe në sfidën e fituar 1-2 në fushën e Universitateas së Craiovas që në muajin gusht.
Top Channel