“Ulja e akcizës është mashtrim”/ Berisha për rritjen e çmimit të naftës: Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë 06/04 20:32
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar takim me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
Me anë të një postimi në Twitter, Kim thotë se kanë folur dhe për futjen e gjyqtarëve shtesë të kualifikuar në sistem.
“Takim produktiv me Sokol Sadushin, Kryetar i Gjykatës së Lartë. Numri i prapambetur po reduktohet, por ne ramë dakord se duhet të përshpejtojmë – SHBA do të ofrojë ndihmë teknike. Gjithashtu u diskutuan hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve shtesë të kualifikuar në sistem ndërsa vettingu vazhdon”, shkruan ambasadorja e SHBA.
Top Channel