SHBA, shkon në mbi 876 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

27/01/2022 16:21

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 876.066, prej të cilëve 3.940 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 72,9 milionë, me 782.876 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 8,57 milionë raste të konfirmuara dhe 79.139 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 251 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 211 milionë dozën e dytë dhe mbi 85 milionë kanë marrë tri doza.

Top Channel