Rusia nxjerr avionët SU-35/ 20 luftanije dhe mjete detare mbështetëse u nisën në Detin e Zi

27/01/2022 00:44

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamjet e avionëve gjuajtës që u ngritën në ajër dhe fluturuan drejt Bjellorusisë, aty ku kryen manovra.

Në të tjera pamje shiheshin luftanije ruse që dërgohen në Detin e Zi. të gjitha këto lëvizje vijnë në një kohë që tensioni në ukrainë është i madh pikërisht nga një pushtim i mundshëm rus.

Moska njoftoi se është në pritje të përgjigjes nga SHBA pas bisedimeve mes dy vendeve. Moska bëri me dije se 20 luftanije dhe mjete detare mbështetëse janë dërguar për manovra në Detin e Zi. Një videot e publikuar nga shihen disa nga anijet më të reja luftarake që marrin pjesë, si frigata Admiral Essen, e vitit 2016, apo korveta Ingushetia, që nisi lundrimet në 2019.

NATO gjithashtu ka nisur e hëna manovrat në Mesdhe të quajtura Neptune Strike 2022, nga, pjesë e kësaj flote ishte dhe aeroplanmbajtësja amerikane USS Harry S. Truman.

Top Channel