“Qeveria jeton në një univers paralel”, Salianji: Këshillimi Kombëtar, instrumenti i talljes me qytetarët

27/01/2022 10:57

Deputeti Ervin Salianji këtë të enjte në sallën e kuvendit ka komentuar ashpër nismën e Këshillimit Kombëtar drejtuar qytetarëve shqiptarë.

Sipas tij, ndërsa vendi ynë po përballet me probleme yë njëpasnjëshme, që nga vrasjet deri tek pastrimi i parave, qeveria  i kushton rëndësi Këshillimit Kombëtar.

“Detyrohemi që për shkak të një moti, të mbyllim shkollat dhe të lëmë fëmijët në shtëpi për shkak të pamundësisë së shtetit. Shqiptarë vriten në Ekuador, Shqipëria  është kthyer në qendër operacionale, kemi vrasje të shqiptarëve në Belgjikë. Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara të pastrimit të parave dhe Rama del dhe thotë me një tallje për Këshillim Kombëtar, të dali hapur në këtë moment si autokratët që siç thotë populli të bëjë partia, ndërkohë që vendet me demokraci i kanë të zgjidhura çështjet e rëndësishme, instrumenti që po zgjedh të tallet me qytetarët shqiptarë. Në gjithë këtë situatë shqetësuese shqetësimi i qeverisë është këshillimi kombëtar, qeveria jeton në një univers paralel. Tashmë është një luftë për një person të shpallur ‘non grata’ që nuk ka ardhur asnjë ditë në këtë  sallë” , tha Salianji.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë nismën e quajtur Këshillimi Kombëtar  drejtuar qytetarëve për 12 çështje të cilat ai i quan të rëndësishme dhe kërkon opinionin e tyre.

Duke nisur nga ashpërsimi dënimit atyre që kryejnë krime ndaj fëmijëve dhe përsërisin dhunën në familje, legalizimin e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore, shtim ndëshkimi për kompanitë në evazion fiskal. Çdo qytetar mbi 18 vjeç do të plotësojë formularin me qëllimin për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre temave.

Top Channel