Protestë para Parlamentit/ Mblidhen banorët e “5 majit” që kundërshtojnë projektin e rindërtimit

27/01/2022 15:31

Banorët e zonës së 5 majit që preken nga projekti i ndërtimit të lagjes së re dhe banorët e Laprakës që preken nga projekti për Unazën e Madhe protestuan sot para godinës së parlamentit dhe Bashkisë së Tiranës. Ata kërkuan dëmshpërblim dhe transparencë lidhur me projektet

Banorët paralajmëruan protestë ditën e shtunë në orën 5 pasdite tek ish-sheshi Shqiponja.

Projekti për lagjen e re të 5 majit po zhvillohet në kuadër të rindërtimit. Në këtë lagje të re do të ketë më shumë se 13 mijë banorë, dhe do të strehohen familjet  banesat e të cilave u prishën nga tërmeti.

Edhe banorët në njësinë administrative nr.4 dhe 8 që do tu prishet shtëpia për ti hapur rrugë projektit, do të marrin dëmshpërblim të plotë përmes shkëmbimit me një banesë në godinat e reja me të njëjta metra2 që kishin.

Top Channel