“I mirëpres FIFA dhe UEFA, i kam miq”/ Përgjimi i Veliaj nga FSHF, Rama në ‘Open’: Ka qenë një bisedë mes çunave të kalçetos!

27/01/2022 22:12

Kryeministri Rama ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Open’ ku ka folur për debatin në FSHF duke thënë se ka patur një bisedë me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj ndërsa thekson se nuk e ka dëgjuar përgjimin.

Kryeministri tha se konflikti mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe FSHF-së nuk është çështje e qeverisë.

“Federata ka statutin e vetë, bashkia është aksionare e klubit Tirana, ka ankesa të mëdha dhe thotë që ka prova për farsën e zgjedhjeve. Është beteja e tyre!”, thotë Rama.

UEFA dhe FIFA kanë paralajmëruar se do të vijnë në Shqipëri, po a do i presë Rama? “Po patjetër, unë i kam miq të dy ata. I pres me shumë kënaqësi”.

Më tej kryeministri zbulon se çfarë i ka thënë Kryebashkiaku Veliaj në lidhje me përgjimet: “Më tha që i qëndroj asaj që ka thënë, ka qenë një bisedë mes çunave të kalçetos…”.

Rama tregoi se çfarë bisedoi me Veliajn për këtë çështje dhe faktin që u përmend SPAK duke bërë me dije se nuk ka aspak lidhje me këtë.

Edi Rama: Nuk është fare tema jonë si qeveri. Unë thjesht kam bërë një bisedë me kryetarin e Bashkisë pasi doli një përgjim që nuk e kam dëgjuar, refuzoj të dëgjoj përgjime sepse të gjitha përgjimet janë në kontekste, të dala në konteksti prodhojnë diçka tjetër. Dhe po të na kishin regjistruar tani cfarë folëm e të na fusnin live, ishte toni tjetër.

Njerëz jemi ne, mish, kocka, gjak. E mora ta pyes çfarë është dhe më shpjegoi kontekstin, pozicionin e tij, abuzimet e federatës, të gjithë procesin e zgjedhjeve që sipas tij po bëhet përveç çdo standardi. Po i thashë për çfarë e përmend SPAK-un? Kur them që këto përgjime bëhen bazë abuzimi se i kam vuajtur në kurriz. SPAKu nuk ka lidhje me këtë. Është një fjalë e thënë në muhabet, por SPAK nuk ka kompetencë të merret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA