15/11 23:37
Barcelona ka kryer një përforcim me vlera. Klubi katalanas fitoi garën me Tottenham në lidhje me Adama Traore të Wolves, një lojtar që ka dalë nga akademia e Barcelonës.
Fabrizio Romano shkruan se dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për huazimin e sulmuesit të djathtë tek ekipi i Xavit, me të drejtë blerje në verë për shumën e 30 milionë eurove + bonuse.
Barcelona do të paguajë rrogën e 24-vjeçarit ofensiv (8 ndeshje me Spanjën) deri në fund të sezonit. Traore është afrimi i dytë i Barcelonës në merkaton e dimrit pas Ferran Torres.
Zyrtarizimi i akordit do të ndodhë nesër, me Barcelonën që shtang Antonio Conten dhe siguron shërbimet e “raketës” së krahut të djathtë.
Top Channel