25/11 08:19
Teksa komentonte situatën në Partinë Demokratike, kryeministri Edi Rama u duk sikur tha se do të tërhiqej nga politika pas mandatit të tretë.
Pasi tha “Nuk do të bëhem mbret”, Rama shtoi se viti 2030 erdhi. Me këtë nënkuptoi se mund të jetë në garë dhe për mandatin e katërt.
E vetmja arsye përse do të tërhiqet do të jetë nëse nuk do të ketë pasionin dhe bindjen që ka sot.
“Nesër mund të ndodhë që nuk e ndjej këtë forcë e them deri këtu isha. Nuk më intereson kjo, por mosbërja horr e këtij vendi. E bënë horr Shqipërinë po të them”, tha Rama.
Top Channel