Ky është dimri i fundit i pandemisë Covid dhe për katër javë edhe Shqipëria do të çlirohet nga kufizimet që kërkon mbrojtja antiCovid.

Por ndonëse Omicron po dobësohet një tjetër mutacion ka lindur në Britaninë e Madhe që për epidemiologun Alimehmeti mund të jetë thjeshtë më shumë infektues por ka tanimë përballë një imunitet të lartë.

I pyetur në lidhje me kapërcimin që Omicron i bëri vaksinave, Ilir Alimehmeti thotë se Omicron i kapërceu vaksinën vetëm përsa i përket infektueshmërisë por jo për forma të rënda dhe hospitalizimi. Ndërkohë që e thekson se vaksina ruse pati përgjigje më të mirë si dhe kombinimi i vaksinave.

Aktualisht Shqipëria po shkon drejt pikut të infektimit shkaktuar nga Omicron dhe Delta që po qarkullojnë paralelisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA