Çifti i bashkëshortëve tentojnë të grabisin argjendarinë në Shkodër/ Pamje të rënda, flokët e gruas në tokë

27/01/2022 13:16

Çifti i bashkëshortëve kanë tentuar të grabisin një argjendari në qendër të qytetit të Shkodrës.

Arben dhe Anisa Hoxhaj kanë hyrë në dyqan të paarmatosur dhe i kanë hedhur pronarit spraj paralizues, duke tentuar ta neutralizonin e më pas kanë tentuar të vjedhin.

Pronari ka rezistuar duke u përleshur me ta dhe ka bllokuar dyert. Kalimtarët kanë njoftuar policinë të cilët kanë ardhur në moment duke bërë edhe arrestimin e të rinjve.

“Tentuan të vidhnin me dhunë, në një argjendari, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar.  Më datë 27.01.2022, rreth orës 13:00, jemi njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër.  Shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shtetasin A. H., 32 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë, të cilët janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë.    Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy shtetas dhe dy palë targa false.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, sipas policisë Shkodër.

Top Channel