Zjarri i përmasave të mëdha në Drizë, evakuuohen 11 familje, në ndihmë të zjarrfikësve shkojnë edhe helikopterë të Forcave të Armatosura 601 hebrenj janë strehuar në Berat gjatë luftës së dytë botërore. Qyteti radhitet i pari në Shqipëri për numrin më të lartë të mbështetjes që i dhanë këtij populli.
Historitë tregohen sot nga pas ardhësit e tyre të cilët kanë kujtime të gjyshërve dhe prindërve të tyre.
Angjelina Vusho, ka qenë fëmijë i vogël kur gjyshja e saj strehoi hebrenj, por burri Simoni arriti të mbledhë historitë e tyre dhe i nxori në libër.
Edhe Gazment Toska ndihet krenar si beratas . Hebrenjtë u strehuan në Danimarkë dhe në Shqipëri, por tek ne populli i thjeshtë hapi dyert për ta.
Ndërsa Leonard Kola ka në kujtesë lotët e gjyshes. Asaj i kanë vrarë vëllanë e nipin në 1944 gjermanët.
Sot në Berat u kujtua dita e holokaustit të hebrenjve dhe muzeu Solomon ka hapur dyert për vizitat e qytetit.
Top Channel