Banorët e 5 majit dhe të Laprakës janë mbledhur të protestojnë para Parlamentit ndërkohë që ka fillua seanca e sotme plenare. 

Banorët me pankarta në duar, kërkojnë transparencë të projektit të ndërtimit të Unazës së madhe, ndërsa u konfliktuan dhe me policinë.

Policia: Po bllokoni rrugën. Jam në detyrë dhe nuk po zbatoj urdhrat e askujt.

Protestuesi: Po mbroj shtëpinë time. Mos zbatoni urdhra të paligjshëm.

Banori: Pse dilni ju vëllezër dhe motra që po na bllokoni rrugë, po shkelni të drejtat themelore të njeriut. Mos ma tund kokën mua, s’po të shaja, mos bëni presion se do e keni gabim, nuk kemi punë t’i kapin, thjesht duam që t’i tregojmë të drejtat tona. Kush do të ikë dikush nga një vilë 3 katëshe dhe të hy në pallat 100-200 m2, mos e mashtroni popullin, mos shikoni vetëm pronat tuaja, kemi dalë të mbrojmë djersën tonë, ne po kërkojmë lekët që i mori Basha me pallatin në Vlorë, aq lekë i duhen.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel