Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus dhe kurba në ngjitje drejt pikut është shoqëruar me rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë kujdes në spitalin Covid.

Çdo ditë 20-22 pacientë shtrohen, mes tyre dominojnë mosha të reja të pavaksinuar dhe që paraqiten vonë në spital.

Ka mes të shtruarve që jo vetëm paraqiten vonë në spital, por  edhe nuk e kanë trajtuar fare  sëmundjen duke bërë që të manifestojnë forma të rënda.

Spitalit këto ditë i janë drejtuar shumë te rinj të pavaksniuar dhe që kanë pasur nevojë për shumë litra oksigjen.

Edhe pse “Omicron”, nuk është aq agresiv  dhe kalon më shpejt çdo 24 orë kanë humbur jetën mesatarisht 6 persona, të paktën referuar dhjetë ditëshit të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA